| U mbajt ligjeratë për politikat për privatësi për studentët e e-biznesit të Universitetit "American College" - Shkup |
|
|
|
| E martë, 27 Dhetor 2011 17:00 |
|
Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mbrojtjen e vetëdijes në internet, koordinatori programor i Fondacionit Metamorfozis, z. Filip Stojanovski, më 23 dhjetor 2011 mbajti ligjeratë për politikat për privatësi për studentët e Universitetit "American College" në Shkup. Ne ligjeratë, studentët u njoftuan me obligimet ligjore sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale duke i prezantuar resurset e zhvilluara në kuadër të projektit Iniciativa për privatësi në internet (Online Privacy Initiative – OPI) „Zotimi për mbrojtje të privatësisë" dhe Udhëzuesi „Si deri te politika për privatësi". Në diskutimin që u zhvillua pas ligjeratës, studentët shprehën interes për obligimet ligjore. U konstatuta se p.sh. politikar për privatësi kërkohen nga bankat në Maqedoni, si parakusht për hapje të e-shitoreve (edhe pse politikat për privatësi nuk janë obligim ligjor). Kjo ligjeratë ndërlidhet me serinë e prezantimeve të mbajtura në vitin 2011, qëllimi i të cilave është rritja e vetëdijes për mbrojtjen e privatësisë së shfrytëzuesve në internet te pjesëtarët e grupeve kryesore të qëllimit, ku bëjnë pjesë prezantimet për funksionarët dhe nëpunësit qeveritarë (1, 2) dhe katër prezantime për ndërmarrësit (3, 4). Udhëzuesi: „Si deri te politika për privatësi?"
|