Shqip
Maqedoni
Njoftim: ngjarje për të folurit publik në Shkollën ndërkombëtare "NOVA" pdf Shtyp Email
E enjte, 17 Maj 2012 12:29
Më 19 maј 2012, me fillim në orën 12:00, në auditoriumin e shkollës "NOVA" do të folin dhjetë folësit më të mirë nga klubet Modeli i Parlamentit Evropian nga 9 shkolla të mesme të Shkupit.
Lexo ma...
 
Maqedoni: Konferenca për liri dhe privatësi në internet pdf Shtyp Email
E martë, 08 Maj 2012 14:44

freedom-and-privacy-logo-web

21 dhe 22 maj, fondacioni Metamorfozis dhe Instituti për të drejtat e njeriut dhe paqe nga Kaeni, organizojnë konferencë ndërkombëtare me temë Liria dhe privatësia në internet. Ngjarja është pjesë e projektit disavjeçar për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet Maqedonisë dhe rajonit të Normandisë së Ulët, e ndihmuar nga rrjeti France-Ballkan dhe do të mbahet në sallën City Hall në Shkup.

Lexo ma...
 
Maqedoni: e-Qasje për shkolla moderne dhe inkluzive pdf Shtyp Email
E enjte, 12 Prill 2012 14:07
Më 28 mars, në hotelin Porta, shoqata "Hapni dritaret" mbajti konferencën me titull "Për shkolla fillore me e-qasje: Teknologjia asistuese në arsimin fillor në Maqedoni". Rreth njëqind pjesëmarrës ishin unanim se zbatimi i teknologjisë asistuese i përmirëson mundësitë arsimore të nxënësve me hendikep. Konferencën e hapën drejtori i Misionit të USAID-it në Maqedoni, Robert Vurc dhe Natasha Janevska, këshilltare shtetërore në Ministrinë për arsim dhe shkencë. Prania e mysafirëve të lartë u shfrytëzua që publikisht të ndahen shpërblimet për punimet më të suksesshme të konkursit "Kompjuteri - dritarja ime drejt botës".

konf1.jpg Përfaqësues të institucioneve arsimore lokale dhe shtetërore, organizatat relevante të qytetarëve, drejtorët e shkollave, arsimtarët dhe prindërit e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore morën pjesë në pjesën punuese.

Të pranishmit u informuan dhe diskutuan për përpjekjet e institucioneve relevante në drejtim të përmirësimit të e-inkluzionit në arsimin fillor. Me anë të shembujve pozitivë, përfaqësuesit e shkollave dhe prindërit i përbashkuan përvojat fillestare nga hapat pioniere për futjen e teknologjisë asistuese në arsim.



konf5.jpg

Pjesëmarrësit u pajtuan se teknologjia asistuese i rrit mundësitë arsimore për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore dhe propozuan  masa për futjen e saj në mënyrë sistematike në arsim.

Përfundimet dhe rekomandimet nga konferenca do të publikohen në një publikim të veçantë, si pjesë e projektit "Qasje e barabartë për mundësi të barabarta", që është i financuar nga USAID-i.





Që t'i shihni prezantimet e folësve në konferencë, vizitoni këto linke:

Lexo ma...
 
Ftesë deri te organizatat qytetare: Përforcimi i pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës pdf Shtyp Email
E martë, 10 Prill 2012 10:04
Në vitin 2009, Instituti Nacional demokratik për çështje ndërkombëtare (NDI) filloi një projekt për përkrahje të iniciativave ligjdhënëse të organizatave qytetare në Republikën e Maqedonisë. Në vitet që pasuan, programi u zgjerua dhe momentalisht, NDI punon me njëmbëdhjetë organizata.
Lexo ma...
 
Maqedoni: PortAlb.mk - portal i ri për lajme në gjuhën shqipe pdf Shtyp Email
E premte, 06 Prill 2012 15:42
Portalin e posahapur PortAlb.mk e udhëheq një ekip i gazetarëve profesionalë, që kanë për qëllim të tejkalohet problemi me mungesën e e-përmbajtjeve relevante në gjuhën shqipe për Maqedoninë dhe botën e jashtme.
Lexo ma...
 
Filloi Get Online Week 2012 pdf Shtyp Email
E mërkurë, 28 Mars 2012 10:45
Më 26 mars 2012 filloi fushata e madhe evropiane Get Online Week, e cila ka për qëllim t'i promovojë përfitimet nga inkluzioni digjital dhe të tërheqë shfrytëzues të rinj të kompjuterëve dhe të internetit. Fushata realizohet me ndihmën e Komisionit Evropian, në mbi 30 vende nga Evropa dhe Euroazia, në mesin e të cilave, për herë të dytë, edhe në Maqedoni.
 
<< Fillo < Para 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Tjetri > Fund >>

Faqe 1 nga 24

Botimet tona

ping_logo

Privatësia në internet në mënyrë të lehtë

Filmovi-opme-alb
Igri-opme-alb

sajt_na_denot
sakas-da-volontiras-alb

Creative Commons iconPërveç në rastet kur në mënyrë eksplicite nuk është theksuar ndryshe, përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë të licencuara
sipas licencës Creative Commons Thekso Burimin - Jokomerciale - Pa vepra të adaptuara 2.5.